Kur të blini biletat për personat me aftësi ndryshe, do të keni mundësinë të tregoni nëse ju duhet një leje parkimi. Lejet e parkimit do të jepen pranë fillimit të ndeshjes dhe kërkuesit do të informohen përkatësisht. Duke qenë se ka një numër të kufizuar lejesh parkimi, edhe nëse keni kërkuar një të tillë, nuk është e garantuar dhe është subjekt i disponueshmërisë.
Hyrjet për personat me aftësi ndryshe do të ofrohen në çdo stadium, me tabelë të dukshme ndërkombëtare që tregon vendndodhjen e hyrjeve të tilla, po ashtu dhe mjediset dhe vendet për personat me aftësi ndryshe.